Komiteti Ekzekutiv (KE) mbajti mbledhjen e radhës në drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku shqyrtoi dhe diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin Kosovës. KE analizoi rrjedhën e garave në të gjitha rangjet duke konstatuar se garat kishin një rrjedhë sipas dinamikës, por gjithsesi edhe analizoi edhe lëshimet e dobësitë që u konstatuan nga zyrtarët e FFK-së. KE bën apel nga të gjithë që të jenë në nivelin  detyrave, nga drejtuesit e klubeve, personat zyrtarë në ndeshje, vëzhguesit e gjyqtarët e deri të shikuesit. KE dënon ashpër çdo sjellje dhe lëshim, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjeve dhe pa pardon të gjithë ata që  veprojnë në kundërshtim me Rregulloren, Propozicionet e garave dhe kundër etikës së FFK-së do të marrin ndëshkimin sipas veprës së kryer, duke kërkuar nga organet relevante të FFK-së që të jenë të paanshme dhe të pakompromis ndaj secilit. KE u bën thirrje të gjithë atyre që ndajnë drejtësinë në ndeshje që punën ta bëjnë me korrektësi maksimale, të jenë të paanshëm dhe të zbatojnë në mënyrë strikte rregullat sepse nuk do të lejohet prishja e garave dhe imazhi e magjia e futbollit, sepse për çdo shmangie nga kjo dhe çdo gabim do të ndëshkohet nga kushdo që vjen.  KE ka gjykuar edhe rastin e sulmit ndaj futbollistët junior të KF”Llapit” në ndeshjen Ferizaj-Llapi duke kërkuar dënimin e atyre individëve dhe sulmuesve sepse FFK-ja me theks të veçantë është në mbrojtje të kategorive të reja, duke kërkuar që edhe organet e ndjekjes së shtetit të jenë edhe më shumë të angazhuar për të sjellë keqbërësit para drejtësisë, sepse gjëra të tilla janë të patolerueshme. KE po ashtu shqyrtoi edhe paraqitjen e futbollistët Liridon Leci në rrjetin social FB që ka shkuar në mënyrë tallëse e që sipas etikës këto gjëra janë të palejueshme dhe të ndëshkueshme, duke i bërë thirrje Komisioneve që të hapet proceduar disiplinore dhe të merren masat e duhura.