30 tetor, 2018 – Sot gjatë ditës presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, ka qëndruar në Tiranë në vizitë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u takua me homologun z. Armand Duka. Gjatë një dreke pune të cilën e shtroi z. Duka të dy presidentët diskutuan për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet si dhe për hartimin e strategjisë së përbashkët për zhvillimin e futbollit në rajon. Po ashtu z. Ademi dhe z. Duka biseduan për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat si dhe për interesat e përbashkëta për arritjen e objektivave. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në të ardhmen të zhvillohen më shumë aktivitete të përbashkëta si dhe të zhvillohen edhe më shumë ndeshje me të gjitha grup-moshat në të dyja konkurrencat si edhe në futsall.