1 nëntor, 2018 – Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe trajneri i Kombëtares A, z.Muharrem Sahiti, sot, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli. Në një takim të përzemërt, presidenti Ademi e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për mbështetje të madhe dhe falë kësaj mbështetje të madhe sot FFK-ja ka selinë e vet si dhe e njohu për zhvillimin e futbollit, për ecurinë e ekipeve Kombëtare në arenën ndërkombëtare. Presidenti Ademi e njohu mikpritësin Veseli për infrastrukturën në përgjithësi dhe se FFK-ja gati i ka në përfundim 6 fusha të futbollit me bari artificial dhe me 6 tjera që do t’i ndërtojë MKRS, 12 skuadrat e IPKO Superligës do të kenë kushte më të mira për punë si dhe do të zbutet shumë çështja e infrastrukturës. Kemi edhe përkrahjen e UEFA-s dhe FIFA-s për ndërtimin e Qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare. Do të punojmë edhe në ndërtimin e selisë së FFK-së tashmë që e kemi në pronësi lokacionin, që pa ndihmën tuaj si kryeparlamentar do të ishte e pamundur. Prandaj unë personalisht dhe FFK-ja ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që po na jepni Ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kryetari i Kuvendit z.Kadri Veseli ka përgëzuar presidentin Ademi dhe FFK-pnë për punën e palodhshme që po bëjnë duke thënë se ai dhe institucionet e Republikë së Kosovës do të jenë në mbështetje tuaj, ndërkaq që zyra e tij do të jetë hapur 24 orë. Z. Veseli i ka inkurajuar krerët e FFK-së që të marrin nën përkujdesje stadiumin “Fadil Vokrri” dhe atë olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë si dhe të shikohet mundësia që të ndërtohet një qendër kamping-stërvitor në Blinajë që ofron kushte të jashtëzakonshme për punë dhe vendosjen e ekipeve kombëtare, duke premtuar se do të jetë mbështetës i fuqishëm i çdo lloje iniciative që shkon në të mirë të zhvillimit të futbollit. Shteti ka obligim që të përkrah sportin me këtë rast futbollin sepse konsideron se janë ambasadorët më të mirë e të denjë të vendit. Unë do të jem përkrahës i fuqishëm i juaj, ka përfunduar kryeparlamentari Veseli. Në fund presidenti Ademi, duke falënderuar edhe njëherë z. Veseli i ka dorëzuar atij një top unik që do të përdoret në Ipko Superligë dhe një palë fanella të Kombëtares së Kosovës.