5 nëntor, 2018 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkrytari, Bakir Burri (njëherësh kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Pejës) dhe zv.sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti sot kanë vizituar këtë regjion, duke e vazhduar kësisoj projektin për ndihmë ekipeve të Ligës së Dytë. Me këtë rast presidenti Ademi i njoftojë përfaqësuesit e LRFP-së dhe të klubeve për projektet dhe rrjedhën e punëve në FFK. Mikpritja gjatë kësaj vizite ishte shumë e ngrohtë, derisa presidenti Ademi kërkoi rregullësi dhe mbarëvajtje të garave në Ligën e Dytë. Presidenti Ademi premtoi që kujdesi për klubet e kësaj lige (që presidenti e quan si ligë të futbollit popullor) nuk do të mungojë asnjëherë. Gjatë kësaj vizite presidenti Ademi ndau fanella dhe topa për 4 klubet e këtij regjioni: Deçanin, Lugun e Baranit, Beharin dhe Dardaninë. Ndihma për klubet e Ligës së Dytë do të vazhdojë edhe në regjionet e tjera.