6 nëntor, 2018 – Në praninë e presidentit Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe Bekim Rexhepi anëtar i KE të FFK-së dhe anëtarët e Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti e Abdyl Bellopoja, sot, është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë (1/16) e finales për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll. Në këtë rreth u përfshin edhe skuadrat e IPKO Superligës, e ku tri çifte do të jenë pikërisht me skuadrat e elitës. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti presidenti Ademi, i cili uroi klubet për garë korrekte, duke iu uruar fat në garat e kupës. Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 27 nëntor.

Çiftet e rrethit të dytë 
KEK-u – Flamurtari
Bashkimi (K) – Vëllaznimi
Sharri – Gjilani
Minatori – 2 Korriku
Istogu – Ramiz Sadiku
Drenasi – Ballkani
Kika – Vushtrria
Dukagjini – Arbëria
Vitia – Drita
Lugu i Baranit – Liria
Vllaznia (P) – Besa
Ferizaj – Vllazëria (Zh)
Fushë Kosova – Onix
Drenica – Prishtina
Trepça’89 – Llapi
Trepça – Feronikeli