8 nëntor, 2018 – Presidenti Agim Ademi ka vazhduar turin e tij në realizimin e projektit për ndihmë klubeve të Ligës së Dytë me fanella dhe topa. Ai sot në shoqëri të anëtarit të KE të FFK-së, Luan Vokshi dhe zv.sekretarit Arianit Ahmeti ka qëndruar në Gjakovë, ku edhe njëherë ka ritheksuar përkrahjen për klubet e Ligës së Dytë si dhe ka bërë shpërndarjen e fanellave dhe topave për 10 klube. Ndërkohë, në orët e mbrëmjes, ashtu siç e do tradita gjakovare, për presidentin Ademi është shtruar edhe darkë.