Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Bafftiu – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.11.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “LUGU I BARANIT “nga Lugu i Baranit me numër të protokollit 355/1  datë  06.11.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë  datë  24.10.2018   në  marrjen e  3 (tri) pikëve negative dhe regjistrimin  e ndeshjes së javës së  IX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A;  RAHOVECI – LUGU I BARANIT  me rezultat zyrtar; 3;0 në favor të  KF “Rahoveci“ nga Rahoveci, dhe nga e njejta duke iu referuar raporteve plotësuese dhe provave shtesë  të deponuara nga ana e pales së ankimuar dhe zyrtarëve  nga ndeshja e zhvilluar, konform  Dispozitave të Rregullores  disiplinore neni 115 pargrafi  1 pika 3  nxjerri këtë;

 

 

V E N D I M

 

 

Anulon  vendimin e Komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 24.10.2018  lidhur me marrjen e; 3 (tri) pikëve negative dhe vërteton vendimin e Komisionit të garave në regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar 3:0 në favor të klubit  futbollistik  “Rahoveci“ nga Rahoveci.

 

 

A r s y e t i m

 

Komisioni për ankesa  – shkalla e dytë ndryshon vendimin e Komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 24.10.2018, nga shkaku së veprimi (tërheqja e ekipit  nga fusha e lojës minuta e 90) nuk i ka veçoritë e kundërvajtjes  disiplinore për ç`fare arsye duhet të pezullohet (anulohet) marrja e tri pikëve negative.

 

 

KËSHILLA   JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  për mbrojtjen e Rregullorës në afatin kohor prej  15 ditëve nga data e marrjës së këtij vendimi nëse  nuk është aprovuar ankesa.

 

Prishtinë, datë  08.11.2018                                                                  Kryetari,  AFRIM  PREKAZI  d.v.