10 nëntor, 2018 – Kombëtarja U21 do të mbajë kamp katër ditor në bregdetin shqiptar, më saktësisht në Durrës, me futbollistët e gjeneratave 1998 dhe 1999, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e ardhshme. Trajnerët Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, do të kenë në dispozicion 25 futbollistë në këtë kamp, e ku shumica e futbollistëve do të jenë të ftuar për  herë parë në Kombëtaren U21, derisa një pjesë e futbollistëve deri më tash kanë qenë pjesë e Kombëtares U19. Fakti që tashmë në secilën kombëtare të grupmoshave ka konkurrencë e ka bërë më të lehtë punën edhe për trajnerët, pasi gjithçka funksionon në mënyrë zingjirore dhe lojtarët që dallohen në grupmoshën e mëhershme do të kenë mundësi për t’i treguar vlerat e tyre edhe në ekipet e grupmpshave më të mëdha, siç është tani rasti me futbollistët e deritashëm të Kombëtares U19 që tashmë do ta kenë mundësinë që të luftojnë për një vend në Kombëtaren U21. Kampi në Durrës mbahet prej 13 deri më 16 nëntor.