Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 20.11.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

                                                     V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj nuk gjeti prova për inicime disiplinore.

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj  KF  “Vllaznia P” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjeve për shkak të hedhjeve të shisheve Pvc me ujë në brendi të fushës në min e 50-të si dhe hedhjeve piroteknike të cilat kanë shkaktuar tymosje të madhe, ku vjen deri te ndalja e lojës për 4 minuta, kjo ndodhi në minutën e 74-të kur është shënuar goli nga vendasit ku kanë hyrë shikuesit në fushë për ta festuar golin në ndeshjen Vllaznia – Vitia) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes si dhe incizimeve Tv, neni 93 i Rregullores Disiplinore.

 

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.14 dt. 20.11.2018