21 nëntor, 2018 – Kualifikimi në “play-off” të Ligës D si dhe promovimi në Ligën C të Ligës së Kombeve është festuar deri në orët e hershme të mëngjesit nga futbollistët e Kombëtares dhe drejtuesit e FFK-së në hotel “Emerald”, e ku ishin të pranishëm edhe mysafirë të shumtë si dhe familjarë të disa prej futbollistëve. Përveç shkathtësive të tyre në fushën e gjelbër dhe spektaklit të dhuruar në stadiumin “Fadil Vokrri”, djemtë tanë e treguan talentin e tyre edhe në vallëzim nën ritmin e këngëve të këngëtarëve të njohur Riza Bytyqi e Mehedin Përgjegjaj-Meda.