21 nëntor, 2018 – Manifestimi tradicional i Federatës së Futbolit të Kosovës “Laureatët e Vitit 2018” sivjet do të mbahet para festave të fundvitit. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e fundit e ka caktuar Komisionin për organizimin e këtij manifestimi, i cili është vendosur të mbahet më 20 dhjetor. Edhe këtë vit ky manifestim do të mbledhë mysafirë të shumtë, derisa si zakonisht do të shpërblehen më të dalluarit e vitit në futbollin tonë.