24 nëntor, 2018 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 16-të në IPKO Superligë, ku në dy përballje fitoreve iu gëzuan skuadrat udhëtuese. Ballkani ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Gjilanit, me shifrat 4:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 21-të, me autogolin e shënuar nga Elbasan Gashi. Megjithatë, në fund të pjesës së parë skuadra nga Theranda i barazoi shifrat me golin e Durim Gashit. Ndërkohë, në pjesën e dytë futbollistët e Ballkanit e mbizotëruan plotësisht lojën dhe arritën të shënojnë edhe tre gola tjerë nëpërmjet Blend Baftiut (49’), Arbër Potokut (79’) dhe Leutrim Gashit (88’). Fitore të rëndësishme në garën për kreun e renditjes ka shënuar Llapi, si mysafir në kryeqytet kundër Flamurtarit, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve për llapjanët e shënoi Behar Maliqi, në minutën e 84-t. Fitore si mysafire ka realizuar edhe Liria, që e ka mposhtur KEK-un, me shifrat 3:0. Golat për skuadrën prizrenase i shënuan Robert Gjeraj (20’), Blendi Memaj (27’) dhe Fatih Karahoda (65’).

IPKO Superliga
Ballkani – Gjilani 4:1
KEK-u – Liria 0:3
Flamurtari – Llapi 0:1

Liga e Parë
Istogu – Arbëria 2:3
Drenasi – Dukagjini 0:2
2 Korriku – Ramiz Sadiku 1:0
Vitia – Fushë Kosova 1:1
Trepça – Vllaznia 3:1