27 nëntor, 2018 – Sot janë zhvilluar 12 ndeshje në kuadër të rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina ka kaluar në 1/8 e finales falë penalltive, duke e mundur Drenicën në Skenderaj, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola. Ndërkohë, me vështirësi këtë rreth e ka kaluar edhe Gjilani, që vetëm pas vazhdimeve ka arritur ta eliminojë Sharrin. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2, derisa në vazhdime gjilanasit u treguan bindshëm më të mirë, duke fituar 6:2. Nesër zhvillohen tri ndeshjet e tjera të këtij rrethi, derisa tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës tërhiqet të premten, më 30 nëntor, në orën 13:00.

Rezultatet
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Vllaznia P – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria Zh. 6-2
Fushë Kosova – Onix 3-2
KEK-u – Flamurtari 0-1
Bashkimi – Vëllaznimi 0-4
Sharri – Gjilani 2-2 (2-6 pas vazhdimeve)
Istogu – Ramiz Sadiku 3-1
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Kika – Vushtria 2-0
Drenica – Prishtina 0-0 (pas penalltive 4-5)

E mërkurë, 28.11.2018 – ora 12:30
Vitia – Drita
Trepça’89 – Llapi
Trepça – Feronikeli

E mërkurë, 05.12.2018 – ora 12:30
Minatori – 2 Korriku (kjo ndeshje u shty pasi 2 Korriku merr pjesë në turneun “Pavarësia”)