Prishtinë, 27 nëntor 2018

E nderuara familje e Bajram Tmavës!

Të nderuar drejtues të FC”Prishtina”!

Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Bajram Tmavës,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Bajramit ishte jashtë zakonisht  i madh në zhvillimin e  futbollit të Kosovës, veçmas të FC”Prishtina” në një kohë aspak të lehtë. Bajrami edhe pas pavarësimit të futbollit ka ndihmuar futbollin përmes formave të ndryshme duke përcjellë gjithë përvojën e tij në organizimin e klubeve. Ishte një njeri punëtor, mik e shok i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, dhe si tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së