Prania e presidentit të FFK-së, Agim Ademi në përurimin e selisë së FF të Bosnjës dhe Hercegovinës më 22 nëntor në Sarajevë, ka marrë vëmendjen dhe ka zgjuar kërshërinë e shumë medieve. Kështu presidenti Ademi pas intervistës për TV Al Jazzera në gjuhën boshnjake, dha një intervistë edhe për gazetën më tirazhin më të madh në BeH, “Dnevni Avaz”.

Më poshtë po e japim të përkthyer intervistën e Agim Ademit president i Federatës së Futbollit të Kosovës dhënë “Dnevni avaz”

Prosineçkit i dëshiroi shërim sa më të shpejtë

Stadiumi “Fadil Vokrri ka 13.500 ulëse, ndërsa pak më herët kishim mbi 168.00 kërkesa për bileta për një ndeshje, zbulon Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, të enjten, ka qëndruar në kryeqytetin tonë, në hapjen e Selisë së re administrative të Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ka folur në një bisedë për “Dnevni  avaz”, për sukseset e Kombëtares tonë dhe të Kosovës në Ligën e Kombeve, “ sakrificat dhe sfidat” e FFK-së, por edhe për legjendat e Be H dhe futbollin.

Ademi: Gjithmonë ndjehem mirë në Sarajevë

– Unë gjithmonë ndjehem mirë në Sarajevë. E falënderoj presidentin e FF të B e H të Elvedin Begiç për ftesën, por edhe e uroj për sukseset tona të fundit në Ligën e Kombeve. Gjithashtu, më përgëzuan mua presidenti i UEFA Aleksander Çeferin dhe përfaqësuesit e të gjitha 11 federatave kombëtare që u mblodhën në Sarajevë. Çeferini më përgëzoi për punën e mirë, e sidomos për rrugën tonë  të mirë, thotë Ademi, duke shtuar:

-Ngadalë po i zgjedhim edhe problemet  infrastrukturës. Në Prishtinë e kemi stadiumin, që mbanë emrin e të ndjerit presidentit të FFK-së dhe legjendës së futbollit tonë Fadil Vokrri. Ky stadium është i kategorisë së katërt dhe ka 13.500 ulëse. Mirëpo, më  herët kishim më shumë se 168.000 kërkesa vetëm për një ndeshje, kështu që thjesht ne duhet të mendojmë ta rrisim kapacitetin. Nga ana tjetër, në Mitrovicë e kemi stadiumin e kategorisë së dytë, në të cilin mund të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për garat evropiane të klubeve.

Plasmani në Euro

Dëshira e madhe e Ademit është që Kosova të arrijë plasmanin ne Kampionatin e ardhshëm evropian,

– Nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë këtë qëllim. Ne jemi federatë e re, ky është vetëm cikli i dytë që luajmë, në garat e FIFA-s dhe UEFA-s, por kemi krijuar një ekip të mirë të ri, ku mesatarja e futbollistëve është 22 vjeç. Pozitën e parë në grup të Ligës së Kombeve e kemi realizuar pas humbjes së madhe, të ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, dhe për këtë shkak këtë sukses ia dedikojmë atij. Mendoj se jemi në rrugë të mirë…Por po e përsërisë , edhe më tutje ne do  ta ndjekim rrugën e Vokrrit. Besoj se në periudhën e ardhshme do të realizojmë rezultate edhe më të mira, sepse tash kemi kontiunitet në punë, ka thënë presidenti i FFK-së

I kemi tejkaluar sfidat

– Kemi një shpirt triumfues. Të gjithë janë me ne, edhe populli edhe politikanët. Dëshirojmë që të paktën në sport të realizojmë rezultate të mira… Në Dublin, në shortin për Euro 2020, shkoj me optimizëm. Në grup dëshiroj kundërshtarë të mirë, sepse dua të masim cilësinë e ekipit tonë. Do të doja Gjermaninë apo Francën…

Xheko e Pjaniç

Ademi me fjalë të zgjedhura flet për ekipin tonë shtetëror, ndërsa  lëvdatat më së shumti shkojnë për Edin Xhekon dhe Miralem  Pjaniçin.

-Kombëtarja e B e H ka fituar peshë kur drejtimin e ka marrë Robert Prosineçki. i cili është emër i madh i futbollit evropian, që e kanë konfirmuar rezultatet në Ligën e Kombeve. Dëshiroj që sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër. Jam i bindur se do ta shohim në shortin për Kampionatin evropian në Dublin( 2 dhjetor  v.j e autorit)është optimist Ademi, i cii për presidentin e FF të B e H flet në superlativ.

– Begiç  është i nderuar në UEFA.  Dëshmi për këtë është edhe ndërtesa e re e federatës, por edhe ardhja e Çeferinit dhe përfaqësuesve tjerë të federatave në Sarajevë. Begiç, përveç që është i  aftë si president, është tepër i mirë si njeri, për fund thekson Ademi

  • Barazhi në Ligën e Kombeve

Gjatë qëndrimit të tij dy-ditorë në kryeqytetin tonë Ademi ishte shpesh në shoqërinë e kolegëve dhe mikut Muhamed Sejdini, president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Dhe pikërisht përfaqësimi i Kosovës dhe Maqedonisë do të jetë në Ligën e Kombeve – Grupi D, “Kryqëzim i shpatave “. Ademi këtë duel e parashikon kështu:

-Porosia për shikuesit dhe gjithë të tjerët para këtij dueli është e shkurt. Dëshiroj që të dhurojmë spektakël.  Le të fitojë më i miri.

  • Muzuroviçi i ka gjithmonë dyert hapura në Prishtinë

Ademi në Sarajevë u takua edhe me ish trajnerin e  Prishtinës Fuad Muzuroviçin që është një nga gjigantët e futbollit në B e H.

-Ardhja dhe qëndrimi im në Sarajevë u plotësua pas takimit me Muzurović. Ai është një njeri i madh dhe trajneri Fuad la gjurmë të thella në Prishtinë dhe në futbollin e Kosovës. Ishin  këto vitet e arta të Prishtinës. Dyert  e FFK-së janë gjithmonë të hapura për të. Muzurović dhe Miroslav Çiro Blazeviç, Rifat Mehinović … e kanë ftesën – sa herë që ata duan të jenë mysafirët tanë të nderit në ndeshjet e Kombëtares së  Kosovës – tha Ademi, i cili gjithashtu me fjalë të zgjedhura me kujdes ka folur për ish futbollistin e Zhelezniçarit  Arsim Plepolllin, i cili në Kosovë njihet si një trajner shumë perspektivë.