29 nëntor, 2018 – Kombëtarja e Kosovës në futsall do të mbajë grumbullimin e radhës prej 3 deri më 5 dhjetor në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian që do të mbahen në fund të janarit. Akomodimi i Kombëtares do të bëhet në hotel “Venus”, kurse grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 3 dhjetor në orën 11:00. Përzgjedhësi Ramadan Cimili me ndihmësin e tij, Suad Keçi do të kenë në dispozicion 17 futbollistë. Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e kualifikimeve më 12 dhjetor, kur do të bëhet tërheqja e shortit.