30 nëntor, 2018 – Në praninë e zv.sekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti dhe anëtarëve të Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti e Abdyl Bellopoja dhe përfaqësuesve të klubeve, sot, në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës. Para tërheqjes së shortit zv.sekretari Arianit Ahmeti i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve dhe u dëshiroj fat në gara. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 dhjetor.

Çiftet e 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës
Trepca -89   Flamurtari
Fushë Kosova – Ferizaj
Drita – fituesi i ndeshjes 2 Korriku – Minatori
Ballkani – Gjilani
Dukagjini – Feronikeli
Kika – Istogu
Liria – Prishtina
Besa – Vëllaznimi