1 dhjetor, 2018 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, sot në Dublin, do të kenë takim pune me komisionet dhe sektorët e UEFA-s. Pas këtij takimi në orën 13.30 do të jetë takimi Top Ekzekutiv Program, derisa në orën 15.00 mbahet takimi i menaxherëve të ekipeve kombëtare dhe i trajnerëve. Pra, do të jetë kjo një ditë e ngjeshur me takime, ku padyshim do të ketë lajme të mira për FFK-në dhe futbollin e Kosovës, pasi pritet të miratohen projektet e paraqitura nga FFK. Ndërkohë, nesër në orën 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.