Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.12.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave për të padisiplinuarit, pas përfundimit të ndeshjeve të IPKO SUPERLIGES dhe LIGËS SË PARË të zhvilluara me datë 01-02.12.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “ BESA “ nga Peja në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – KIKA e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Pejë), në mungesë të provave dhe fakteve të kërkuara nga ana e palëve të cilat janë jo të plota dhe jo bindëse lidhur me rastin e përmendur të lojtarit të dëmtuar;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1 ( nuk ndërmerr masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë )

KF “VUSHTRRIA“ (kategoria e kadetëve) në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarëve të ndeshjes, në aktivizimin e lojtarit të pa qenë në protokollin zyrtar të ndeshjës së javës së ; XV-të për kategorinë e kadetëve në nivel nacioanal; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar në Prizren (raportet plotësuese nga ana e zyrtarëve të ndeshjës së zhvilluar)
DENOHET
Me marrjen e 3 (tri) pikëve negative nga totali i përgjithshem i pikëve të fituara, në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 9.

RIZAH PLLANA; lojtar i klubot të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003793M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mashtrim dhe sjellje në lajthim për paraqitje të parregullt – aktivizim në ndeshjën e javës së ; XV-të të kategorisë së kadetëve në nivel nacional; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar në Prizren (aktivizim në emër të lojtarit të pa qenë) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për; 6 (gjashtë) ndeshje zyrtare- publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 56 paragrafi 1 pika 1 (ka luajtur me lD kartelën e lojtarit tjetër – të pa qenë në atë ndeshje).

RIDVAN OSMANI; zyrtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria , mbetet në procedurë të pezullimit deri në ofrimin e provave – dëshmive lidhur me rastin e aktivizimit të lojtarit të pa qenë në ndeshjën e javës së ; XV-të të kategoriës së kadetëve në nivel nacional ; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar në Prizren. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari Ridvan Osmani për komisionin disiplinor , afati datë 10.12.2018 .

MUHAMET REXHEPI; zyrtar i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve të gabuara drejtuar gjyqtarëve në ndeshjën e DIGITALB KUPES; 1/6 KOSOVES ; TREPÇA 89 – LLAPI e zhvilluar me datë 28.11.2018 në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të pezulluar)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300 euro (treqindë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

ASTRIT BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “ONIX BANJA“ nga Banja e Istogut me numër të ID kartelës; 004654M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedurë të inicuar disiplinore ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;
2 KORRIKU – ONIX BANJA e zhvilluar me datë 02.12.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.

RUSHIT BALLOVCI ; zyrtar në klubin e futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtina ,në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje të gabuara ndaj gjyqtarëve ( largim nga hapsira teknike e lojtarëve rezervë ) në ndeshjën e javës së ; XVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 KORRIKU – ONIX BANJA e zhvilluar me datë 02.12.2018 në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Prishtinë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

KF “ VUSHTRRIA “ nga VUshtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 02.12.2018 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 35 – hyrje e disa spektatorëve në fushë rreth 20 – 30 veta nga tribuna lindore me qëllim të sulmimit të tifozerisë mysafire në pjesën përendimore ku ata ishin të vendosur, me çërast ndërhyri policia e cila pengoi depërtimin e tyre drejtë tifozerisë mysafire, Konfirmohet se 3 veta ishin të arrestur nga policia nga radhet e simpatizuesve nikoqir ) Në mungesë të raporteve plotësuese dhe deklaratave shtesë nga ana e klubit nikoqir i;
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raportet shtesë nga klubi futbollistik “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria – zyrtari i klubit për atë ndeshje si dhe delegatit dhe treshës së gjyqtarëve . Afati datë 10.12.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1. )

KF “ VëLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje të gabuara të tifozerisë së klubit të tyre ( hedhje e mjeteve piroteknike në afarsi të asistenit të parë) në ndeshjën e javës së ; XVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 02.12.2018 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.

SHEFKET CANAJ ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini me numër të ID kartelës; 009406M61 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve të gabuara ( ofendime drejtuar gjyqtarit – largim nga hapsira teknike e lojtarëve reserveë) në ndeshjën e javës së ; XVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – ARBERIA e zhvilluar me datë 02.12.2018 në Koretin ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3, Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë, komisionit për ankesë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës – publikimit të vendimeve në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 05.12.2018 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI