7 dhjetor, 2018 – Kombëtarja U21 do të mësojë kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kampionatit Evropian, të martën, më 11 dhjetor, kur do të bëhet tërheqja e shortit në selinë e UEFA-s në Nyon. Kosova kësaj radhe do të jetë në vazon e katërt, që do të thotë se qysh pas ciklit të parë të saj kualifikues ka arritur që ta përmirësojë renditjen e saj, duke kaluar nga vazo e gjashtë në vazon e katërt. Ky përparim është bërë në saje të paraqitjes së mirë të Kombëtares U21 në ciklin e kaluar kualifikues, ku arriti të arkëtojë 12 pikë në grup me Gjermaninë, Norvegjinë, Irlandën, Izraelin dhe Azerbajxhanin.