11 dhjetor, 2018 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021 për kombëtaret U21. Fati deshi që Kosova të përfshihet në Grupin 3, së bashku me Shqipërinë, e ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra. Në tërheqje të shortit FFK-ja u përfaqësua nga drejtori teknik, Michael Nees dhe menaxheri i kombëtares U21, Zgjim Sojeva. Fushata kualifikuese nis më 18 mars 2019, derisa mbyllet më 13 tetor të vitit 2020.

Grupi 3
Anglia
Austria
Turqia
Kosova
Shqipëria
Andorra