11 dhjetor, 2018 – Sot në selinë e FFK-së, në praninë e anëtarit të KE të FFK-së, Xhelal Broja, zv.sekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti,  Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Fillimisht zv.sekretari Ahmeti u ka dëshiruar klubeve pjesëmarrëse të këtij rrethi fat dhe mbarësi në këtë garë, derisa më pas është bërë tërheqja e shortit, ku janë përcaktuar këto çifte:

Ferizaj – Feronikeli
Prishtina – Trepça’89
Kika – Ballkani
Vëllaznimi – Drita

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 9 shkurt, 2019.