E nderuara familje Llausha!

Me pikëllim  e morëm lajmin për vdekjen e Ilijaz Llaushës në moshën 86-vjeçare,  ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Ilijazi ishte ndër gjeneratat e para të futbollistëve në Kosovë dhe ishte pjesë e klubit prizrenas, në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur po zinte fill futbolli i Kosovës, së bashku me emrat e njohur si Rexhai Surroi, Skender Gjinali, Bashkim Fehmiu, Veli Vraniqi, Agim Bytyqi etj. Kontributi i tij ishte i madh, derisa bashkëkohanikët e kujtojnë atë si një futbollist të mirë, shok të shkëlqyeshëm dhe njeri të urtë e të dashur për të gjithë, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.

Në këto momente të vështira, të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së