Prishtinë, 17 dhjetor 2018

E nderuara familje e Nijazi Sërmxhajt!

Të nderuar drejtues të KF ”Kika” Hogosht!

Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Nijazi Sërmaxhajt, ish-futbollist i KF “Kika” ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Nljaziu ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës, në një kohë të vështirë, por me një këmbëngulje e përkushtim të madh. Të gjithë e kujtojmë si një futbollist të mirë, shok të jashtëzakonshëm dhe të respektueshëm nga të gjithë, dhe si tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së