20 dhjetor, 2018 – “Dhembje dhe krenari”, kjo ishte motoja e manifestimit të sivjetmë “Laureatët e Vitit 2018”, event ky që organizohet tradicionalisht nga Federata e Futbollit e Kosovës, e ku shpërblehen më të mirët e vitit. Në fakt, viti 2018 ka qenë i veçantë për shumë arsye në futbollin tonë. Gjatë këtij 12 mujori FFK-ja dhe Kosova humbi presidentin dhe legjendën e saj, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor, duke qenë viti që la pikëllim të thellë kudo në zemrat e dashamirëve të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Mirëpo, ky vit gjithashtu ishte dhe më i suksesshmi sa i përket fushës së blertë, ngase Kombëtarja e Kosovës arriti të triumfojë në Ligën D të Ligës së Kombeve, duke ia plotësuar dëshirën presidentin të ndjerë dhe duke na bërë krenarë tërë kombin. Pikërisht kjo bëri që edhe në këtë manifestim emocionet të ishin të përziera, por që gjithsesi të gjithë u ndjenë krenarë si me veprën e legjendës, ashtu edhe me ecurinë e suksesshme të pasardhësve të Vokrrit, e sidomos të djelmoshave tanë që na dhanë emocione të papërshkrueshme në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Manifestimi i sotëm ishte madhështor, e ku morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i sportit Kujtim Gashi, zv.sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muhamet Sejdini e shumë personalitete tjera të shtetit dhe të sportit.

Ceremonia nisi me një historik të shkurtër për presidentin e ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri dhe me një kronologji të ngjarjeve që shënuan këtë vit në Federatën e Futbollit të Kosovës, si dhe me një in-memoriam për ish-gazetarin e njohur të sportit, Agim Binaku. Të pranishmit i përshëndetën presidenti Agim Ademi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, derisa para të pranishmëve foli edhe zv.sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban, i cili falënderoj përzemërsisht presidentin Ademi për ftesën e bërë për të qenë në këtë event madhështor. “Kam ardhur sot që ta përfaqësoj institucionin ku punoj dhe për ta nderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe mikun tim të ndjerë, Fadil Vokrri. E përgëzoj ekipin kombëtar të Kosovës për rezultatet e arritura gjatë këtij viti dhe uroj që të ketë rrugë të suksesshme edhe në kualifikimet e Evropianit”, ka theksuar Boban. Më pas gjatë ceremonisë u dhanë mirënjohjet dhe shpërblimet për më të dalluarit e vitit, ku fillimisht u nda çmimi për vepër jetësore për ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri, të cilin e pranoi i biri i tij, Gramozi nga presidenti Agim Ademi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Ylli i kësaj mbrëmje ishte futbollisti i skuadrës holandeze, Heerenveen, Arbër Zeneli, i cili u shpall futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, me votat e përzgjedhësve të të gjitha grupmoshave të kombëtareve, në saje të paraqitjeve të tij në Kombëtaren tonë, por edhe në skuadrën holandeze. Atij çmimi iu dorëzua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.  “Ky çmim është një ëndërr që bëhet realitet për mua. Të shpallesh më i miri i vendit tënd pa dyshim është diçka mahnitëse dhe e papërshkrueshme. Falënderoj familjarët e mi, lojtarët, stafin e Kombëtares, por edhe atë të ekipit tim Heerenveen. Por, një falënderim i veçantë i takon ish-presidentin tonë, Fadil Vokrri, pa të cilin sot nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky çmim për mua është një motiv shtesë. Do të mundohem që edhe në të ardhmen të japë maksimumin tim, pasi ta përfaqësosh Kosovën është kënaqësi dhe privilegj”, ka theksuar Zeneli.

“Çmimi për vepër jetësore”
Fadil Vokrri (mirënjohjen e pranoi djali i legjendës, Gramoz Vokrri)

Mirënjohje për kontribut të veçantë”
MKRS
Policia e Kosovës
UEFA
FIFA
Astrit Maçi

”Mirënjohje e veçantë”
Bernard Challandes
Zvonimir Boban

” Mirënjohje për sponzorët e FFK-së
IPKO
TEB Bank
VAS TOUR
Fourteen
Uji i Alpeve
Hotel Emerald
Digit Alb
Hotel International Prishtina
Hotel Venus

Mirënjohjet për ” kontributin e dhënë futbollit kosovar”
Ahmet Shorra

Mirënjohje – Gazetari Sportive:
SHGSK

Mirënjohje për “Dardanet”
Mirënjohje për tifozet “Dardanet” për sjellje dhe tifo shëmbullore


Mirënjohje – Post Mortem:
Agim Binaku
Hajdin Ajeti
Ali Bushi
Ibrahim Prapashtica
Ridvan Kalanderi
Ilijaz Llausha
Dren Berisha

Mirënjohje – Punëtori sportiv i vitit:
Naser Rama

FUTSAL
Lojtari më i mirë:  Dardan Topilla 

 

FUTBOLLI I FEMRAVE
Klubi më i mirë KFF Mitrovica
Edona Kryeziu (KFF MItrovica)
Rrezona Ramadani U-16 (KFF Vizioni)

Klubi më Fair-Play: “Trepça ’89”
Mirënjohje – Klubi më i mirë për vitin 2018  FC “ Drita“ – Gjilan
Trajneri më i mirë i vitit 2018:  Bekim Isufi
Gjyqtari më i mirë i vitit 2018:  Genc Nuza

Golashënuësit më i mirë të vitit 2018:
Betim Haxhimusa
Alban Shillova
Kastriot Rexha

Top 11-shja e Superligës për vitin 2018:
Visar Beka ( FC Prishtina)
Armend Thaqi (FC Prishtina)
Yll Hoxha (FC Feronikeli)
Armend Dallku (FC Prishtina)
Hamdi Namani (FC Llapi)
Festim Alidemaj (FC Llapi)
Xhevdet Shabani (FC Drita)
Mendurim Hoti (FC Feronikeli)
Kastriot Rexha (FC Feronikeli)
Leutrim Bekteshi (FC Prishtina)
Endrit Krasniqi (FC Drita)

 

Futbollisti më i mirë i Superligës i zgjedhur nga SHGSK është:
Xhevdet Shabani (FC Drita)

Futbollisti i vitit 2018: Arbër Zeneli