Komisioni për ankesa – shkalla e dytë , në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.12.2018, shqyrtoi ankesen e klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të protokollit 377/1 të datës 19.12.2018 në atakimin e vendimit të Komisionit Disiplinor datë 13.12.2018 në dënimin e klubit me zhvillimin e një ndeshje në fushën e vet pa praninë e shikuesve dhe për të njëten duke iu referuar provave dhe fakteve relevante nga ana e palës së ankimuar, bazuar në Dispozitat e Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika C sjelli këtë

V E N D I M

Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 13.12.2018 dhe dënimin me zhvillimin e 1 (një) ndeshje në fushën e vet pa praninë e spektatorëve e shëndërron (e kthen) në dënim me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë)

A r s y e t i m

Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës së klubit futbollistik “Vushtrria“ nga Vushtrria lidhur me rastin për bazë pati raportet plotësuese të zyrtarëve, raportin shtesë nga ana e palës së ankimuar, deklaratat plotësuese, incizimin televiziv nga ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri dhe nga e njëjta bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika 2 ndryshoi vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë nga shkaku se gjeti prova që të njejtin ta shëndërroi në dënim me të holla.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë (Rregullores) në afatin kohor prej; 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë datë 19.12.2018

Kryetari, Afrim Prekazi

 

Komisioni për ankesa – shkalla e dytë , në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.12.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të protokollit 378/1 të datës 20.12.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 09.12.2018 në dënimin e lojtarit; ASTRIT BERISHA të KF “ ONIX BANJA” nga Banja e Istogut me denim për ; 4 (katër) ndeshje moslojë dhe nga e njëjta duke iu referuar Disiplozitave të Rregullores Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika C sjelli këtë;

V E N D I M

Mbi ndryshimin e pjesërishëm të vendimit të Komisionit Disiplinor – shkallës së parë datë 09.12.2018 dhe dënimin i shqiptuar prej; 4 (katër) ndeshjeve për lojtarin ; ASTRIT BERISHA i zbret në ; 2 (dy) ndeshje zyrtare – publike moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

A r s y e t i m

Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës së klubit futbollistik “Vëllaznimi“ nga Gjakova, lidhur me rastin për bazë pati raportet shtesë nga ana e zyrtarëve, deklaratën plotësuese të lojtarit të përjashtuar, provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe nga të njëjtat ndryshoi pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 09.12.2018, ku gjeti prova për zbritjen e dënimit nga; 4 (katër) në 2 (dy) ndeshje moslojë.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Ligjshmerisë (Rregullores) në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë, datë, 20.12.2018

Kryetari, Afrim Prekazi