15 janar, 2019 – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, është mbledhur, sot, në Durrës, në takimin e parë për vitin 2019. Gjatë këtij takimi ndër të tjera do të bëhet aprovimi i rregulloreve dhe sistemit të punës në FFK. Pastaj, do të aprovohet projekti strategjik i FFK-së për vitet në vijim, si dhe riorganizimi i sektorëve të FFK-së.