21 janar, 2019 – Në praninë e kryetares së Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtares së KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe shefes së futbollit të femrave, Valbonë Gashi-Uka, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e klubeve, sot, në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës në konkurrncën e femrave. Ndeshjet e rrethit të parë do të zhvillohen më 16 shkurt, derisa ato të rrethit të dytë më 20 shkurt. Ndërkohë, klubet u njoftuan se afati kalimtar do të mbyllet më 15 shkurt në orën 24.00, derisa stinori pranveror në kategorinë e senioreve do të nisë më 9 e 10 mars.

Në rrethin e parë do të takohen:
Kosova (P) – Drenica
Jakova – Intelektualet
Ulpiana – Llapi
Dukagjini – Bazeli 2015
Feronikeli – Vizioni
Liria – Malisheva
Mitrovica pushon