21 janar, 2019 – Këtë vit për herë të parë në kualifikimet për Kampionatin evropian 2019 në futsall do të marrë pjesë edhe Kombëtarja U19, e cila pas Kombëtares A, u themelua në fundvitin e kaluar. Kështu që, në shortin e hedhur në dhjetorin e vitit të kaluar, Kombëtarja U19, është në grup me San Marinon, vendin nikoqir ku do të zhvillohen ndeshjet bashkë me Suedinë dhe Qipron. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen prej 21 deri më 26 janar, prandaj sot Kombëtarja U19 udhëtoi për San Marino. Kombëtarja pati më herët një grumbullim, ku është bërë edhe përzgjedhja e futbollistëve të cilët do të bartin barrën e këtij kualifikimi, ndërkaq para nisjes, përzgjedhësi Suad Keçi u shpreh:”Jemi plotësisht të vetëdijshëm që ne veç sa jemi themeluar si Kombëtare e kësaj grup-moshe dhe nuk kemi pasur shumë kohë të përgatitemi sa duhet dhe sa kërkon kjo garë kualifikuese, por sidoqoftë kemi një atmosferë te këta djem dhe një entuziazëm të jashtëzakonshëm për një paraqitje sa më të mirë dhe dinjitoze. Pra, do të japim maksimumin tonë dhe tash mbetet të shihet, por sido që të jetë për të gjithë ne kjo do të jetë një përvojë e mirë edhe pse e dëshirojmë edhe rezultatin e mirë”.

Ekspedita e udhëtuesve

Luan Vokshi, anëtar i KE
Rasim Gimolli, kryetar i Komisionit të futsallit
Rinor Havolli, menaxher
Fazli Berisha

Shtabi teknik
Suad Keçi, përzgjedhës
Nysret Imeri, fizioterapeut
Liburn Rama, menaxher i pajisjeve

Futbollistët
Habib Gllareva
Bestrim Avdijaj
Drilon Maxharraj
Melos Haliti
Rinor Dragusha
Xhafer Thaqi
Blend Berbatovci
Armend Aliu
Liridon Lahu
Albion Mataj
Shpetim Lleshaj
Amar Beqiri