Prishtinë, 22 janar 2019

E nderuara familje e Skender Sahitit!
Të nderuar drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e legjendës së sportit, Skender Sahiti (Kena), ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

KENA ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e hendbollit të Kosovës, njëherë si portier i gjeneratës së artë të KF “Borci” nga Ferizaj, e më pas la gjurmë edhe në skuadrat italiane Manzoni e Bolzana. KENA, përveç si portier u shqua edhe si trajner i spikatur dhe punëtor i jashtëzakonshëm sportivë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së