25 janar, 2019 – Në ndeshjen e fundit kundër ekipit kombëtar të Qipros, Kombëtarja e Kosovës U-19 në futsall, pësoi humbje me rezultat 9:3 dhe kështu pas humbjes edhe nga Suedia 6:1 si  dhe fitores 11:2 kundër San Marinos, përmbylli rrethin parakualifikues. Qiproja me tri fitore shkoi në rrethin elitë. Në të vërtet djemtë e rinj të Kosovës sot ishin shumë të mirë. U angazhuan mjaft sidomos në pjesën e parë, shënuan tregola dhe patën 4 shtylla, ndonëse rezultati i Qipros nuk mund të kontestohet dhe se Kosova luajti plotë 2 minuta me një futbollist më pak pasi me karton të kuq u përjashtua Bërbatovci, që gjyqtarët e skualifikuan atë ngase ndërhyrjen e shkaktoi Aliu. Qipriotët  kaluan në epërsi kaluan qysh në minutën e parë me të filluar ndeshja përmes Tsitos dhe në vazhdim në minutën e 3-të i njëjti shënoi sërish duke shtuar epërsinë në 2:0. Por, kjo nuk i demoralizoi futbollistët e Kosovës, të cilët e ngushtuan epërsinë në 2:1 përmes Lahut. Në minutën e 6-të Haliti barazoi në 2:2, ndërsa Maxharaj e kaloi Kosovën në epërsi 2:3 në minutën e 16-të. Por, një minutë pa përfunduar pjesa e parë qipriotët shënuan dy herë për të shkuar në pushim  me epërsi 4:3. Pjesa e dytë u takoi sa u përket golave plotësisht qipriotëve, të cilët shënuan edhe 5 gola dhe ndeshja u përmbyllë me fitoren bindëse të Kombëtares së Qipros. Duhet theksuar se ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Habib Gllareva, i cili erdhi nga skuadra e KEK-ut në futboll të madh dhe me mjaft sukses mbrojti portën tonë.

Pas ndeshjes deklaruan:

Suad Keçi, përzgjedhës

Ndeshja e sotme ishte ndër më të fortat dhe unë i përgëzoj futbollistët për angazhim të jashtëzakonshëm dhe treguan karakter dhe me gjasë sot as fati nuk ishte në anën tonë, pasi katër herë futbollistët tanë goditën shtyllat. Unë jam i vetëdijshëm se ne posa jemi formuar dhe po bëjmë hapat e parë dhe na pret një punë e madhe në të ardhmen. Na mungojnë përgatitjet sidomos ato fizike, përvoja ndërkombëtare e këtij brezi dhe këtë duhet pasur parasysh. Me rëndësi që e kemi brumin e mirë e talent të jashtëzakonshëm, prandaj e ardhmja e jonë është e mirë.

 

Habib Gllareva, futbollist

Unë dhe gjithë ekipi u angazhuam mjaft por nuk arritëm më shumë. Besojë që kam kryer punën dhe detyra që më besojë trajneri. Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim maksimal në të mirë të Kombëtares.

 

 

 

Qipro –  Kosova 9:3 (4:3)

Pallati Multivendi sport Domus- Sarravalle

Shikues: disa qindra

Gjyqtarë: O. Soykan, I. Purnish e G.R. Ramirez.

Shënues: Tsitos(1, 3, 36), V. Papadopoulos(19), Loziou(20 e 38 p), Eliades(23), Angelis(32), Koulloupa(33) për Qipron dhe Lahu(3),Haliti(6) Maxharraj(16) për Kosovën.

K.K. Bërbatovci(2 min)

Qipro: Eliades, Koulloupa, El Kebbe, Tsotos, e Losizou: dhe Econimides, P. Papadopoulos, Kypri, , Angelis, e V. Papadopoulos.

 Kosova:Gllareva, Haliti, Thaçi, Lahu e Maxharraj: Dhe Avidja, Berbatovci, Beqiri, Dragusha, Lleshaj, Mataj e Aliu.