25 janar, 2019 – Presidentit Agim Ademi së fundmi i kanë shkruar shumë personalitete të shquara sportive nga Ukraina, si Andriy Shevchenko, Igor Belanov, Sergey Bubka, Vitali Klitschko etj. Duke e uruar për sukseset e arritura të federatës dhe ekipit kombëtar, ata, i kanë ofruar bashkëpunim të ndërsjellë të dyja shteteve dhe federatave, derisa kanë kërkuar përkrahje për kandidatin e tyre, Andrii Pavelko, për zgjedhjet për anëtar të KE të UEFA-s.