25 janar, 2019 – Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë pritur sot zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Michail Kassabov dhe ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dantchev. Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy federatave, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme dhe u dakordua që të vazhdohet në thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Po ashtu, temë diskutimi pashmangshëm ishin edhe dy ndeshjet kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe organizimi sa më i mirë i tyre.