26 janar, 2019 – Organizuar nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe FC Liria Berlin, në kryeqytetin gjerman për herë të parë ka nisur Liga Shqiptare në Futsall për Gjermani.

Në edicionin e parë po marrin pjesë 6 ekipet më aktive, të cilat në Gjermani kanë edhe klubet e futbollit.

Në këtë aktivitet po merr pjesë z. Agim Ademi, president i FFK-së, së bashku me anëtarët e KE, Vjollca Krasniqi, Mirsad Çollaku dhe Bekim Rexhepi, si dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu.

Po ashtu i pranishëm në këtë aktivitet është edhe Isni Kilaj, zëvendësministër i Diasporës.

Në hapjen solemne ekipet i përshëndetën presidenti Agim Ademi e zëvendësministri Isni Kilaj, kurse garat i shpalli të hapura Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ-së.

Në këtë garë po marrin pjesë: FC Liria Berlin, FC Kastrioti Stukenbrock, FC Besa Gießen , SC Drita Kosova Kornwestheim, FC Kosova Berlin dhe FC Kosova Frankfurt.