27 janar, 2019 – Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj, ka pritur në darkë presidentin Agim Ademi, bashkë me delegacionin e FFK-së, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, anëtarët e KE-së Vjollca Krasniqi, Mirsad Çollaku dhe Bekim Rexhepi, e ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e FFSHGJ-së. Me këtë rast ambasadori Cufaj e përgëzoi presidentin Ademi për punën dhe rezultatet e arritura dhe u dakorduan për punët e përbashkëta për futbollin dhe organizimet e shqiptarëve në Gjermani dhe raportet me DFB-në dhe klubet e Gjermanisë.