28 janar, 2019 – Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e garave të stinorit pranveror, Komisioni i Garave ka mbajtur takim me delegatët e Ipko Superligës dhe Ligës së Parë. Gjatë këtij takimi kryetari i KG-së, Ismet Ahmeti dhe anëtarët e KG-së, Isuf Ajeti e Abdyl Bellopoja, kanë kërkuar nga delegatët që të jenë të përqendruar dhe sa më real në punën e tyre e të raportojnë çdo gjë që ndodhë para, gjatë dhe pas një ndeshje, pasi në këtë mënyrë e ndihmojnë edhe punën e Komisionit të Garave dhe organeve tjera të FFK-së në mbarëvajtjen e garave. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen përvoja të ndryshme nga organizimi i ndeshjeve dhe që të gjithë u zotuan se në stinorin pranveror do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.