1 shkurt, 2019 – Delegacioni i FFK-së në përbërje Ilaz Mjaku, anëtar i KE dhe Artan Govori, drejtor i ekipeve kombëtare, kanë marrë pjesë sonte në darkën zyrtare të organizuar nga Federata e Futbollit e Bjellorusisë në Minsk me delegacionet e federatave pjesëmarrëse në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin botëror në futsall. Gjatë kësaj darke u shkëmbyen përvoja të ndryshme dhe u diskutua rreth zhvillimit të futsallit, por edhe futbollit si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet katër federatave pjesëmarrëse që janë pjesë e Grupit B në këto parakualifikime. Ndërkohë, në fund të darkës u shkëmbyen edhe dhurata modeste.