7 shkurt, 2019 – Kombëtarja e Kosovës e ka fituar një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s që është publikuar sot. “Dardanët” tani janë në pozitën e 130-të me 1113 pikë.  Sa i përket “Top 10” të FIFA-s nuk ka asnjë ndryshim në renditje, ku Belgjika vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Përparimin më të madh e ka bërë Katari, i cili falë triumfit në Kupën e Azisë tashmë renditet në vendin e 55-të, duke u ngjitur 23 vende.