9 shkurt, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e parë të trajnerëve për Grassroots në veçanti për portierë.
Kursi do të zgjasë 3 ditë të kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:
- 8,9-10 mars (Kursi i 1-rë)
- 22,23-24 maj (Kursi i 2-të)
Kursi do të përfshijë këto tema:
- Portieri në futbollin modern & aftësitë e nevojshme
- Pozicionimi i portierit
- Teknikat bazike të portierit
- Referenca të veçanta për ndërtimin dhe hapjen e lojës së sulmit
- Si ta ushtrojmë (stërvitim) portierin në trajning ekipor
- Shembuj të trajningut të portierëve
- Bazat e organizimit të trajningut për portier
- Punë praktike grupore
Kursi është i dizajnuar për trajnerët që nuk kanë shumë eksperiencë ose dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre.
Ata që janë të interesuar ose planifikojnë të ushtrojnë punën e trajnerit të portierëve, trajnerët të cilët punojnë me të rinj ose senior. Gjithashtu ky kurs është i planifikuar për trajnerët që kanë përfunduar Licencën C paraprakisht dhe i nevojitet edukim shtesë për vazhdimin e validitetit të Licencës C.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë deri më 22.02.2019 në zyrat e Federatës e Futbollit e Kosovës te Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager):
Në total 40 do të jetë numri i të pranuarve në dy kurset. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.