11 shkurt, 2019 – Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, e cila do të zhvillohet, të premten, në orën 13:30 , në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, do ta hapë stinorin pranveror në IPKO Superligë.  Dy ndeshje do të luhen të shtunën, derisa e diela është rezervuar për derbin e qytetit, Drita – Gjilani. Ndërkohë, java e 18-të do të mbyllet me dy ndeshje që zhvillohen të hënën.

E premte, 15 shkurt
13.30   KEK-u – Llapi

E shtunë, 16 shkurt
13.30   Ballkani – Drenica
13.30   Ferizaj – Trepça ‘89

E diel, 17 shkurt
13.30  Drita – Gjilani

E hënë, 18 shkurt
13.30   Flamurtari – Prishtina
13.30   Liria – Feronikeli