11 shkurt, 2019 – Nën organizimin e Komisionit të Gjyqtarëve të FFK-së, sot, është mbajtur seminari njëditor me vëzhguesit e gjyqtarëve. Në këtë seminar ka ligjëruar instruktori i UEFA-s, Alan Snoddy, i cili po vazhdon të japë kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve që kanë të bëjnë me ndarjen e drejtësisë në futbollin tonë. Në këtë seminar kanë marrë pjesë 30 vëzhgues, të cilët kanë ndjekur me interesim ligjëratat e instruktorit Snoddy dhe njëherësh nëpërmjet video-projektorit janë diskutuar situata të ndryshme në lojën e futbollit që kanë të bëjnë me ndarjen e drejtësisë.