12 shkurt, 2019 – Nesër (e mërkurë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Pjesëmarrjen në gjysmëfinale e kanë siguruar Ballkani, Feronikeli, Trepça’89 dhe Vëllaznimi.