Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje, Dukagjin  Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala  anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.02.2019, ditë e martë ora  13.00, shqyrtoi  procedurat e  inicuara   disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  të çerekfinales të  DIGITALB  Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë;  09 -10.02.2019  dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këtë;

 

V E N D I M

 

ISMET  MUNISHI; kryetrajner  i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të licencës   UEFA “A“  0282 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga pankina (manifestim i sjelljeve josportive; reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor, ku si rrjedhojë e kësaj sjellje  pati reflektim  të tensioneve nga ana e shikuesve nikoqir dhe atyre mysafirë) në ndeshjen çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF “VËLLAZNIMI – FC “DRITA“  e zhvilluar me datë 10.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri ne kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohen deklaratat plotësuese nga; Ismet Munishi – kryetrajner në procedurë të hapur disiplinore, si dhe  nga  gjyqtari kryesor Alban  Shala dhe gjyqtarit të katërt  Gramoz  Shala. Afati datë 14.02.2019 – ora 12:00 (Rregullorja  disiplinore neni 32 paragrafi 1 )

 

 

KËSHILLA  JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë  ankese  drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditësh, nga data e sjelljës së këtij vendimi date 12.02.2019 gjegjësisht  nga dita e publikimit të tij  në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

 

Prishtinë, datë  12.02.2019                                                                                          Kryetari,  Dukagjin  Zefi