Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: IsmetAhmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur me datën  12.02.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të “Digit-Alb Kupës së Kosovës për edicionin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

                                                                  V E N D I M

 

1.Regjistrohen  ndeshjet  e “DigitAlb”  Kupës së Kosovës në futboll  rrethi i katërt  për edicionin 2018/2019  me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të DigitAlb Kupës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecurinë pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vëllaznimi”, Ismet Munishi me nr lic Uefa “A” 0282 (motivi – manifestimi i sjelljeve josportive , gjatë gjithë kohës ka reaguar  dhe protestuar  në mënyrë  jo sportive pas çdo vendimi  të marre nga referi  po ashtu gjatë largimit të tij ka pasur  tensione të shikuesve vendas dhe mysafirë në ndeshjen e Digit Alb Kupës së Kosovës ndërmjet KF Vëllaznimi – FC Drita, e zhvilluar në Gjakovë më datë 10.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur  ka të  drejtë  ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

 

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi  me  BULETININ ZYRTAR  01 me dt 12.02.2019.

Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti