13 shkurt, 2018 – Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt në orën 13:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe veteranëve të Turqisë. Kjo ndeshje organizohet në bashkëpunim ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit të Turqisë.