13 shkurt, 2019 – Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së, do të mbajë testet fizike për gjyqtarët kryesor të Ligës së Parë dhe të Ligës së Dytë, si dhe asistentët e Superligës, të cilën nuk kanë qenë në seminarin e mbajtur në Ulqin. Këto teste do të mbahen, të mërkurën, më 20 shkurt, në orën 10:00, në fushën me bari sintetik në Gjilan. Ndërkaq, të shtunën, më 23 shkurt, në orën 10:00, do të mbahen testet fizike për asistentët e Ligës së Parë dhe të Dytë.