13 shkurt, 2019 – Sot në selinë e FFK-së, në praninë e zv.sekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti, Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës.
Shorti i tërhequr nxori këto përballje në gjysmëfinale:
Vëllaznimi – Trepça’89
Ballkani – Feronikeli
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 prill, derisa ndeshjet e kthimit do të luhen më 1 maj.