14 shkurt, 2019 – Kombëtarja U16 e ka mbyllur turneun në Dubai me humbje në duel me Kombëtaren e kësaj grupmoshe të Republikës së Çekisë, me rezultat 0:2. Djelmoshat e drejtuar nga Besnik Kollari edhe në ndeshjen e sotme patën paraqitje të mirë dhe arritën të shfaqen rivalë të barabartë, por mungesa e përvojës në nivele të tilla dhe shpërqendrimi në minutat e fundit bëri që njomakët tanë të pësojnë dy gola në fund të ndeshjes. Golat për çekët i shënuan Filip Vecheta 85’ dhe Krystof Danek 87’. Kësisoj, Kombëtarja U16 e mbylli këtë turne me dy humbje e një barazim, por që përvoja e fituar nga këto ndeshje sigurisht se do t’i shërbejë “Dardanëve” të rinj për sfidat e ardhshme.