15 shkurt, 2019 – Gjatë punimeve të Samitit të FIFA-s në Stamboll, janë zhvilluar edhe ndeshjet e zakonshme revyale ndërmjet ekipeve të konfederatave dhe FIFA-s. Në këtë turne fitues doli ekipi i FIFA-s, derisa ekipi i UEFA-s në tri ndeshje pati një fitore e dy barazime. Në ekipin e UEFA-s luajtën edhe presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Me këtë rast presidenti Ademi e dha një intervistë për gazetarët e FIFA-s, ku u shpreh i lumtur që po e vazhdon suksesin e ndeshjeve pa humbje. “Me ekipin kombëtar nuk kemi pësuar asnjë humbje në vitin 2018 dhe tani edhe në këto ndeshje vazhduam me sukses. Shpresojmë që nuk do të shkëputemi nga kjo seri e sukseseve as në kualifikimet për Kampionatin Evropian me ekipin kombëtar që nisin në mars”, ka thënë presidenti Ademi, ndër të tjera në intervistën për gazetarët e FIFA-s.