16 shkurt, 2019 – Pas përfundimit të Samitit të FIFA-s në Stamboll, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë në darkë të përbashkët me presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Së bashku ata ishin në një restorant ekskluziv në Stamboll, ku shijuan specialitetet turke dhe natyrisht edhe suksesin e Samitit.

Në bisedë e sipër presidenti Infantino edhe njëherë tregojë respektin e madh që ka për FFK-në dhe presidentin Ademi, duke ritheksuar se do ta ndihmojë dhe do ta përkrahë Kosovën në të gjitha format, ngase FFK e ka një specifik të veçantë pasi është federata e parë e pranuar pas zgjedhjes së tij si president i FIFA-s. Ai theksoi se do të vazhdojnë projektet nga FIFA për FFK-në si dhe shprehu edhe njëherë dëshirën dhe gatishmërinë për ta vizituar Kosovën së shpejti.

Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi presidentin Infantino për respektin dhe përkrahjen që po i jep Kosovës në vazhdimësi dhe u zotua se FFK dhe Kombëtarja e Kosovës do të jenë shembull për organizim të mirë në të gjitha aspektet.